Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjeve të dyshimta në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.
Policia ka njoftuar për rastin e vdekjes së një mashkulli i cili thuhet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe të panjohura, transmeton Gazeta Shneta.
“Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Policia.
Edhe rasti tjetër ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit. “Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”. /Gazeta Shneta/