Infeksionet e traktit urinar kanë tendenca potenciale që të përhapen edhe në veshka.
Një infeksion i traktit urinar mund të çojë në infeksion të veshkave, i cili është i njohur mjekësisht si pyelonephritis dhe mund të jetë tepër serioz, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë e shkakton infeksionin e veshkave?
Infeksionet e veshkave fillojnë në fshikëz si një infeksion i ulët i traktit urinar. Nëse bakteret nuk janë zhdukur dhe në vend të kësaj lëvizin më lart, mund të keni infeksion të veshkave.
Këtu janë shtatë shenja të infeksionit të veshkave që nuk duhet t’i injoroni.
Sipas NIDDK, simptomat më të zakonshme të infeksionit të veshkave janë:
Urinë e errët, me gjak ose erë e keqe
Urinim i shpeshtë dhe i dhimbshëm
Dhimbje në shpinë, anësore ose ije
Ethe
Të dridhura
Të përziera dhe
Të vjellura.
Por, në varësi të moshës së një personi, ata mund të mos i përjetojnë të gjitha këto simptoma të infeksionit në veshka.
Fëmijët më të vegjël se 2 vjeç mund të pësojnë vetëm ethe si një shenjë e infekioneve në veshka dhe njerëzit më të vjetër se 65 vjep mund të paraqiten vetëm me çështje njohëse si konfuzion, halucinacione dhe të folur të çorganizuar. /GazetaShneta/