Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia emëron këshilltarë në kabinetin e tij një kirurg oral dhe një mjek familjar

Lajme 26/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i ri i Shëndetësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Dr. Arben Vitia, tashmë ka zyrtarizuar edhe dy këshilltarë në kabinetin e tij.

Dr. Mirsad Shkreta është emëruar Këshilltar i Lartë i ministrit dhe Shef i Kabinetit të tij, ndërsa Dr. Sami Uka është emëruar Këshilltar Politik, shkruan Gazeta Shneta.

Dr. Mirsad Shkreta është specialist i kirurgjisë orale. Rrugëtimin e tij politik ai e kishte filluar me Partinë Demokratike të Kosovës në Han të Elezit ku edhe ishte zgjedhur asamblist komunal. Ndërkaq në vitin 2014 ai kishte aderuar nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosje ku është edhe sot.

Në vitin 2017 Shkreta kishte kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës por nuk kishte arritur të merrte votat e mjaftueshme. Po këtë vit ai ishte punësuar edhe në Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës në pozitën e kirurgut oral, kohë kjo kur QKUK menaxhohej nga Dr. Curr Gjocaj.

Dr. Sami Uka është mjek familjar dhe punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ku mban pozitën e Kryeshefit.

Uka ka punuar më herët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai është vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, psikologut Fitim Uka. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa pse bebet qajnë gjatë ushqyerjes me gji
Artikulli i rradhës Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Greqi, në Itali preken mbi 320 persona

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.