Zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran Iraj Haririchi është testuar pozitiv me koronavirusin Covid-19.
Haririchi gjatë ditës së djeshme u paraqit në një konferencë për media ku shihej i djersitur dhe i sëmurë me koll, duke bërë thirrje iranianëve që të kenë kujdes nga virusi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Pas konferencës për media Haririchi iu nënshtrua testeve laboratorike ku rezultoi pozitiv me koronavirusin.
Irani po përballet me shpërthimin më të madh të virusit në Lindjen e Mesme, dhe në vendin e dytë me numrin më të madh të të prekurve pas Kinës dhe 15 të vdekur. /Gazeta Shneta/