Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryesindikalisti Syla, ministrit Vitia: Reflektoni për koronavirusin

Lajme 25/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Dr. Blerim Syla, i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia me një letër publike ku i ka bërë disa pyetje në lidhje me masat për koronavirusin, si dhe ka kërkuar nga ai që të reflektojë lidhur me këtë problem

Letra e plotë e Sylës:

I nderuari Z. Ministër,

Duke u nisur nga situata aktuale në mbarë globin tonë, po ju adresohemi me disa pyetje konkrete me qëllim të mospërhajes së panikut në komunitetin tonë:

-Cilat janë kapacitetet tona për mbrojtjen e pandemisë së supozuar nga OBSH-ja me qëllim të luftimit të Coronavirusi COVID -19.

-Cilat janë masat mbrojtëse përveç atyre që i proklamoni në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor.

-Cilat janë masat të cilat i keni ndërmarr ju me Ministritë përkatëse me qëllim të funksionalizimit shtetëror për parandalimin e kësaj pandemie të supozuar.

-Sa është kostoja financiare e përllogarritur me qëllim të parandalimit të kësaj pandemie(sipas OBSH-së).

Pra I nderuari Ministër, duke parë situatën e krijuar që në mediume tona p.sh. nuk kemi asnjë komunikim me publikun për masat e parandalimit të kësaj pandemie të supozuar, ju lutem  reflektoni.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e hapur edhe jashtë protokoleve burokratike që po i bëni të angazhohemi me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë të punëtorëve shëndetësor dhe popullatës, gjë të cilën ju kam trasmetuar edhe përmes komunikimit privat.

Edhe një herë ju lutem që të reflektoni dhe të merrni në konsideratë apelin tonë sepse situata e krijuar në këtë vend është përgjegjësi e secilit.

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Artikulli paraprakKoronavirusi, mesazhi i infermieres italiane: Ju frikësoheni të shkoni në market, ne përballemi çdo ditë me rreziqe si koronavirusi
Artikulli i rradhës A lindin të gjitha foshnjat me sy blu : Shkenca e ngjyrës së syve

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.