Simptomat më të zakonshme të koronavirusit Covid-19 janë ethet, lodhje dhe kollë e thatë. Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor
Disa pacientë mund të kenë dhimbje të fytit, rrjedhje nga huna ose diarre. Zakonisht këto simptoma janë të buta dhe fillojnë gradualisht, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Shneta.
Disa njerëz infektohen me virusin, por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk shfaqin ankesa. Shumica prej njerëzve të prekur, rreth 80 për qind shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.
Rreth 1 në 6 persona që preken nga koronavirusi sëmuren rëndë dhe zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës, diabeti, kanë më shumë mundësi t’iu rëndohet gjendja nga koronavirusi.
Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. /Gazeta Shneta/