Muajve të fundit bota është ballafaquar me një nga viruset më të këqija në histori. Prindërit që kanë fëmijë të vegjël janë ata që shqetësohen më së shumti për këtë situatë.
Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni për të mbrojtur fëmijët e juj?
Sigurohuni që ata të kuptojnë që larja e duarve nuk është opsionale, transmeton Gazeta Shneta.
Dhe sigurohuni që t’u tregoni atyre se si ta bëjnë këtë: duke përdorur sapun, ujë të ngrohtë dhe që larja duhet të zgjasë 20 sekonda. Sigurohuni që ata t’i lajnë duart e tyre sa herë hyjnë nga jashtë brenda, para se të hanë, pas kollitjes ose teshtitjes, fryrjës së hundëve dhe natyrisht pas përdorimit të banjos.
Si t’i ndaloni fëmijët e tyre që të mos e prekin fytyrën e tyre?
Përpiquni që t’u vendosni atyre dorëza.
Si duhet të flisni me fëmijët e tyre për këtë?
Mbajeni atë të thjeshtë, të përshatshme për moshën dhe të bazuar në fakte. Është mirë që t’u tregoni që shumica e fëmijëve nuk sëmuren. Trajtojeni si një grip të vogël.
Pse është/nuk është mbyllur shkolla ime?
Mbyllja e shkollave është një vendim i ndërlikuar. Shumë drejtues të shkollave dhe zyrtarë të shëndetit publik duket se presin infeksionin e parë para mbylljes. Ndërsa shkanca sugjeron që mbyllja e shkollave më herët është më e efektshme në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes. Gjatë kësaj kohe duhet të aranzhoni kohë dhe aktivitete në mënyrë që t’i mbani të relaksuar fëmijët tuaj. /GazetaShneta/