Ajo që u bë e njohur si COVID-19, ose coronavirus, filloi në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 në qytetin kinez Wuhan.
Shkaku i pneumonisë u zbulua se ishte një virus i ri – sindromi i rëndë akut i frymëmarrjës coronavirus 2 ose Sars-CoV-2. Sëmundja e shkaktuar nga virusi është Covid-19, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
Tani e shpallur si një pandemi nga OBSH, shumica e njerëzve që kontraktojnë COVID-19 kanë simptoma të lehta që shpesh ngatërrohen me gripin sezonal.
OBSH thotë se rreth 80% e njerëzve me COVID-19 shërohen pa pasur nevojë për ndonjë trajtim të specializuar. Vetëm rreth një person në gjashtë sëmuret rëndë dhe zhvillon vështirësi në frymëmarrje.
Gjithashtu, OBSH thotë se të moshuarit dhe njerëzit me probleme themelore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës dhe mushkërive ose diabeti ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje serioze. /GazetaShneta/