Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia bën thirrje për respektimin e masave dhe rekomandimeve

Lajme 16/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka njoftuar sot në mëngjes se numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 13. Ai ka treguar gjendjen e të prekurve të fundit, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, Vitia tha se të infektuarit janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv të premten.

“Sipas informatave të fundit që i kemi marrë janë shtuar edhe katër raste dhe tani numri ka shkuar në 13 në Kosovë. Janë familjarë të ngushtë të pacientit të identifikuar në Viti. Ata po qëndrojnë të vetizoluar dhe janë në gjendje shëndetësore të mirë”.

Vitia ka bërë apel te qytetarët që të respektojnë rregullat për të qëndruar në shtëpi, pasi sipas tij ndihma e tyre konsiderohet të jetë më e madhe se ajo e institucioneve.

“Siç jeni informuar pas masave fillestare që i kemi marrë dje, kemi marrë edhe masa shtesë siç është mbyllja e kufijve tokësorë dhe situata emergjente e shëndetit publik”.

“Qytetarët në këtë rast janë po aq të nevojshëm dhe ndihma e tyre është e domosdoshme që të parandalojmë përhapjen e virusit. Ndihma e tyre është më e madhe se ndihma e institucioneve. Qëndroni në shtëpi së paku për dy javë. Me sa pashë dje qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen dhe kjo tregon një kulturë të lartë. Kjo situatë do të kalohet më shpejt me ndihmën e tyre”

Artikulli paraprakCilat janë shenjat klinike të koronavirusit dhe çfarë duhet të bëni
Artikulli i rradhës QKUK është furnizuar me mbi 10 mijë litra oksigjen, Mjekësia Sportive e lidhur me sistemin qendror

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.