Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK është furnizuar me mbi 10 mijë litra oksigjen, Mjekësia Sportive e lidhur me sistemin qendror

Lajme 16/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me oksigjen përmes një kontrate të negociuar, pasi kontrata e vjetër kishte skaduar javën e kaluar.

QKUK ka treguar se tashmë ka në stok mbi 10 mijë litra oksigjen, por nuk ka treguar sa është kostoja e kontratës së negociuar, shkruan Gazeta Shneta.

“ShSKUK, për asnjë moment nuk është e rrezikuar me mungesë të Oksigjenit, ka operator ekonomik të kontraktuar për furnizim, me të cilin ka lidhur kontratë,  i cili njesitë përbërse të ShSKUK, i furnizon në  baza javore, sipas kërkesave mbi nevojat e shpenzueshmërisë. QKUK ka aktualisht ka sasi të mjaftuar oksigjeni, në stok ka gjithsej 10800 litra oksigjeni dhe 190 bombola me 8.5 litra”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Për shkak të situatës me koronavirus, menaxhmenti i QKUK-së ka planifikuar se në rast nevoje për trajtimin e pacientëve mund të shfrytëzohet edhe objekti i ri i Mjekësisë Sportive. QKUK ka konfirmuar se ky objekt ka kyçje të oksigjenit qëndror dhe në të njëjtin mund të vendosen respiratorë për trajtimin e rasteve të rënda.

“Sa i përket objektit të Mjekësisë Sportive, duke e marrë për bazë situatën e krijuar, në koordinim edhe me operatorin ekonomik, jemi duke bërë përpjekje maksimale që ta funksionalizojmë objektin, pasi që i njëjti e ka të shtrirë edhe oksigjenin qendror. QKUK ka 15 respiratorë rezervë, krahas 56 të tjerëve që i ka funksional në klinika”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMinistri Vitia bën thirrje për respektimin e masave dhe rekomandimeve
Artikulli i rradhës Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.