Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjurmim masiv i kontakteve, Komiteti merr listën e qytetarëve që kanë hyrë në Kosovë nga 1 shkurti

Lajme 16/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Institucionet kompetente të situatës me koronavirusin në Kosovës janë pajisur me listën e të gjithë udhëtarëve që kanë hyrë në Kosovë nga data 1 shkurt e deri më sot nga vendet e prekura nga Covid-19.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti për koordinimin e situatës kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që t’ua jap listën me emra të të gjithë qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë nga data 1 shkurt.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti, i cili ka thënë se do të gjurmohen dhe do të testohen të gjitha kontaktet e rasteve të konfirmuar me koronavirus.

“Po, Komiteti per Koordinimin dhe Vleresimin e Situates epidemiologjike me Covid -19 ka marre listen e te gjithe udhetareve qe pas dates 1 shkurt kane hyre ne Kosove nga vendet qe kane pasur raste pozitive me Covid-10 dhe ne kuader te gjurmimit epidemiologjik do te testohen ata dhe rastet e kontaktit”, ka deklaruar Hoti në një prononcim për Gazetën.

Kujtojmë se mbrëmë Qeveria e Kosovës e ka shpallur gjendjen emergjente të shëndetit publik bazuar në Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

Në bazë të këtij ligji Inspektorati Sanitar i Kosovës obligohet të ndalojë qarkullimin e personave për të cilët konstatohet ose dyshohet se janë të sëmurë nga sëmundjet ngjitëse.

“Të urdhërojnë dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin me qëllim të parandalimit ose të luftimit të sëmundjeve ngjitëse; Të urdhërojnë izolimin e personave të sëmurë nga sëmundjet e caktuara ngjitëse dhe mjekimin e tyre; Të urdhërojnë marrjen e masave të tjera të përgjithshme ose të posaçme të parashikuara tekniko–sanitare dhe higjienike”, thuhet në Nenin 44.

Gazeta ka kontaktuar me drejtorin e Agjencionit për Ushqim dhe Veterinari, pjesë e të cilit është ISK, Dr. Valdet Gjinovci, por i njëjti ka thënë se përgjigjet duhet të kërkohen nga Shefi i Inspektoratit Ibrahim Tërshnjaku. Ky i fundit nuk ka pranuar të flas duke thënë se është pjesë e Komitetit të MSH-së dhe nuk e ka të lejuar të jap informacione. Si rrjedhoj ai nuk ka treguar se çfarë masa janë marr deri më tani nga institucioni të cilin e drejton.

Kujtojmë se në Kosovë tanimë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus, janë vënë në karantinë tri komuna, Vitia, Klina dhe Malisheva, ndërkaq janë izoluar disa fshatra në rrethin e Dumnicës në Podujevë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEdhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, të fejuarit erdhën sot nga Londra
Artikulli i rradhës Mjeku i aeroportit testohet negativ: I lumtur që do t’i përqafoj fëmijët pas 74 orësh punë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.