Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia propozon shtimin e masave për mbrojtje nga COVID-19, do të ketë kufizim lëvizjeje

Lajme 22/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Albin Kurti dhe Arben Vitia
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duke e parë gjendjen e përhapjes së COVID-19 në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot, e diel, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës masa shtesë për të mbrojtur qytetarët.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Vitia ka shkruar se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti shtimin e masave mbrojtëse, të cilat do të publikohen pas miratimit të Qeverisë së Kosovës.

Mes rreshtash, ai njofton se do të ketë kufizim qarkullimi të qyeterëve në orë të caktuara.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë,

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, mbrëmë deri në orët e vona ka diskutuar në raport me shtimin e numrit të rasteve me COVID -19 gjatë ditës së djeshme.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive
Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, sapo kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do paraqiten në mbledhjen e Qeverisë. Të gjitha këto masa do të shpjegohen saktë për qytetarët pasi të kenë marrë miratimin.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me ministritë e linjës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), konform Planit të Veprimit dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas shtimit të numrit të rasteve të reja të personave që kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID – 19, propozon masa të reja të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik, respektivisht kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina dhe kujdesi janë jetike në këtë betejë ku po sfidohen seriozisht edhe sistemet më të avancuara shëndetësore.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.
Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Kujdesi për vetveten dhe familjet tona, solidariteti dhe përgjegjshmëria janë mënyra që do të na e mbrojë shëndetin e secilit.
Si asnjëherë më parë kërkohet nga ju të jeni në krye të përgjegjësisë shoqërore duke e mbrojtur vendin. Shpresoj e besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërron jeta pacienti i parë me koronavirus në Kosovë, është nga Podujeva
Artikulli i rradhës Fillojeni të dielen sikurse tek Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”: Pesë engjuj i shtohet Kosovës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.