Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ankthi dhe shëndeti: Kolli i thatë me bazë psikologjike dhe dëmtimi i imunitetit nga stresi e ankthi

Lajme 22/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Brikena Krasniqi Hoti – Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapiste

Pas ditëve te para të distancimit fizik e social dhe qëndrimit në shtëpi, duket se preokupimi i secilit për shëndetin ka filluar të rritet në intensitet. Është normale që në procesin e manaxhimit të ankthit e stresit, lindin pyetje e dilema, të cilat po nuk i ballafaqove me informacion të saktë, keqinterpretimi është aq i lehtë e i shpejte saqë e ushqen dhe e rrit ankthin, në vend se ta ul intensitetin e tij. Dy nga pyetjet më të shpeshta që kam marrë unë këto ditë, nga njerëzit që vuajnë nga ankthi janë:

– A mundet që kolli i thatë me qenë me bazë psikologjike, kur s’ke simptoma tjera?

– Sa mund të ma dëmtoj stresi e ankthi imunitetin?

Përgjigjet:

– Është e mundur që një kollë e vazhdueshme të ketë shkaqe psikologjike. Stresi, ankthi dhe brengosja e tepërt,  mund të ndikojnë në mënyrën se si marrim frymë, duke irrituar fytin tonë dhe duke kufizuar furnizimin tonë me oksigjen. Për më tepër, një nga simptomat më të zakonshme të stresit ose ankthit është hiperventilimi kur frymëmarrja bëhet shumë e shpejtë dhe e cekët. Parregullsitë në frymëmarrje dhe furnizimi i pamjaftueshëm i oksigjenit irriton fytin tonë , ndërsa ne duke u përpjekur që ta lehtësojmë këtë irritim, kollietmi vazhdimisht, gjë që në fakt e acaron irritimin më shumë.

Po ashtu ballafaqimi më situata të ndryshme traumatike, që mund të keni përjetuar në të kaluaren (dhe nuk i keni trajtuar apo tejkaluar), e bëjnë shume të lehtë që në organizmin tuaj të ndryshoj funksionimi i sistemit nervor autonom, dhe të paraqitet kollitja e vazhdueshme, sa here që jeni në stres. Pra, në disa raste, kolli i thatë mund të jetë një përgjigje emocionale, një sinjal që trupi dhe mendja jonë na dërgon dhe të cilit duhet t’i kushtojmë vëmendje, veçanërisht kur ballafaqohemi me një situate që ngjallë pasiguri e frikë ose të vështirë,  dhe nuk jemi në gjendje të shprehim nevojat tona emocionale.

POR, kolli mund të jetë më bazë psikologjike, vetëm pasi të jeni konsultuar me mjekun dhe kur nuk janë gjetur shkaktarët patogjen ose ndonjë sëmundje që e shpjegon kollin tuaj. Në këto rrethana që gjendemi, është më rëndësi të informoheni mirë për simptomat e infeksiont me virusin COVID-19 dhe  të telefononi në  03820080800 nëse keni edhe simptoma tjera apo keni dyshime.  Informacioni më lartë mund të vlejë, nesë simtpma e vetme që keni është kolli i thatë, pra nuk keni asnjë simptomë tjetër dhe aktualisht  jeni i stresuar apo në ankth. Dhe mund ta vëreni se sa më shumë rritet intensiteti i ankthit, kollitja shpeshtohet dhe anasjelltas.

– Sa mund të ma dëmtoj stresi e ankthi imunitetin?

– Imuniteti juaj mund të cënohet dhe të ketë pasoja për organizmin në rastet kur stresi juaj është kronik dhe ankthi është intenziv për një kohë të gjatë. Kur jemi të stresuar, organizmi ynë merr një sinjal që jemi të rrezikuar, pavarësisht nëse rreziku është real apo jo. Gjatë stresit akut që zgjat disa minuta deri në disa ditë, disa lloje qelizash, pra antitrupa,  mobilizohen në rrjedhën e gjakut, duke përgatitur potencialisht trupin për mbrojtje gjatë lëndimeve ose infeksioneve përmes   reagimi fiziologjik-psikologjik “luftë ose ik”.

Stresi akut gjithashtu rrit nivelin e gjakut të citokineve pro-inflamatore, sepse inflamacioni është një përgjigje e domosdoshme afatshkurtër e organizmit për eliminimin e patogjenëve (lexo: eliminimin e rrezikut të përceptuar) dhe fillimin e shërimit të organizmit. Pra kur stresi apo ankthi është afatshkurtër, sistemi i përgjigjes së organizmit tonë ndaj stresit është vetë-kufizues. Pasi të kemi kaluar kërcënimin/rrezikun e perceptuar, niveli i adrenalinës dhe kortizolit bie, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut kthehen në nivele fillestare, dhe sistemet e tjera rifillojnë aktivitetet e tyre normale. Kjo do të thotë që ndikimi i stresit afatshkurtër në imunitetin tonë është shumë i vogël dhe pa pasoja të mëdha.

Sidoqoftë, kur stresi është kronik, ankthi intenziv, në njëfarë mënyrë  ndjenjat e të qënit    “nën sulm apo i rrezikuar”mbeten konstante, reagimi fiziologjik-psikologjik “luftë ose ik” mbetet i ndezur ose në veprim vazhdimisht, duke e ekspozuar trupin te kortizoli dhe hormonet e tjera të stresit. Pra kur jemi vazhdimisht në ankth dhe stres,që mund të zgjas disa javë, muaj e vite, sistemi juaj imunitar është aktiv vazhdimisht duke e dërmuar atë dhe duke e lënë të paaftë që ai të veproj kur trupi juaj sulmohet nga viruset, patogjenet tjera apo lëndimet tjera të mundshme.

Por, nuk mjafton vetëm stresi që të sëmureni. Ju duhet të jeni në kontakt me mikrobet dhe bakteret apo viruset që kjo të ndodhë. Problemi kryesor është se pasi të sëmureni, trupi juaj do ta ketë më të vështirë rikuperimin, sepse  ankthi-stresi juaj po shkatërron forcën e sistemit tuaj imunitar. Pra kur jeni i stresuar, është e rëndësishme që të mbroheni nga infeksioni me patogjene, ndër te tjera viruset, por njëkohësisht gjeni mënyra të shëndetshme për  të ulur stresin e ankthin.

Artikulli paraprakFillojeni të dielen sikurse tek Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”: Pesë engjuj i shtohet Kosovës
Artikulli i rradhës Nëna italiane tregon 5 gjërat që dëshironte t’i bënte ndryshe përpara se situata të keqësohej nga COVID-19

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.