Mosha e amësisë është vonuar në vitet e fundit për një sërë arsyesh, duke përfshirë mungesën e punës dhe stabilitetit ekonomik. Në shumë ende mosha mesatare e nënave për herë të parë është mbi 30 vjet.
Ekspertët konsiderojnë se nuk është mosha më e përshtatshme nga pikëpamja fizologjike. Mosha më e mirë për të qenë nënë (në terma biologjik) është 25 vjet, transmeton Gazeta Shneta.
Midis 20 dhe 30 vjeç, gratë kanë kushte më të favoshme për të ngjizur dhe lindin një fëmijë. Ovulet, si pjesa tjetër e qelizave në trupm gjithashtu plaken, duke bërë që shanset për të mbetur shtatzënë me moshën bien.
Një grua në të 20-tat e cila po përpiqet të mbetë shtatzënë në ditët e saj pjellore ka një shans 25% për ta arritur atë, duke filluar që në moshën 30 vjeçare ajo ka 15%, nga 35 mundësitë ulen në 8%.
Përveç vështirësisë për të ngjizur, vitet peshojnë edhe shtatzaninë. Pas moshës 35 vjeçare, ekzistojnë rreziqe më të mëdha në shtatzani dhe lindje. Rriten shanset për komplikime gjatë shtatzanisë, rrezikun e abortit dhe anomalitë kromozomale tek fëmija.
Nga mosha 40 vjeç, gestacioni gjeneron një mbingarkesë më të madhe në organe të tilla si pankreasi, mëlçia dhe sistemi kardiovaskular.
Ndërsa mjekët na kujtojnë se pjelloria, veçanërisht pjelloria femërore, zvogëlohet vit pas viti, njerëzit e tjerë argumentojnë se të kesh fëmijë në moshën tridhjetë vjeç është më mirë për edukimin e tyre, sepse prindërit janë më të pjekur dhe kanë ide më të qarta. /GazetaShneta/