Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.
Por, gjithashtu vie dhe lajmi i mirë, ku njëri nga pacientët e diagnostikuar me Covid-19, pas dy testimeve del të jetë negativ transmeton Gazeta Shneta.
Në lidhje me gjendjen aktuale njofton Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia përmes rrjetit social Facebook.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:
Të dashur qytetarë,
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.
Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.
Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.???
T’i ndihmojmë personelit shëndetësor?
QËNDRONI NË SHTËPI!
MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!