Kur Kina vendosi një seri qytete nën bllokim në janar për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, ekspertët paralajmëruan që vendet e tjera mund të mos jenë në gjendje të zbatojnë të njejtat politika.
Por, gjatë javëve të fundit, qytetet, shtetet dhe vendet e botës kanë kufizuar në mënyrë të ngjashme lëvizjen e njerëzve për të ndaluar përhapjen e virusit, transmeton Gazeta Shneta.
Disa njerëz, të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, duhet të qëndrojnë larg nga të tjerët për dy javë në një karantinë. Njerëzit e tjerë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në ngadalësimin e pandemisë.
Hulumtimet e mëparshme tregojnë se ato dekrete, qoftë në një nivel individual ose komunitar mund të tregojnë efekte anësore në gjendjen emocionale.
Ekspertët tregojnë se gjatë karantinimit mund të përjetoni depresion dhe disa simptoma të çrregullimit të stresit post traumatik.
Gjatë një pandemie si kjo, karantimi i disa njerëzve dhe kërkimi nga pjesa tjetër të qëndrojnë në shtëpi është e nevojshme për shëndetin publik. Por, zyrtarët mund ta strukturojnë izolimin në mënyra që minimizojnë ndikimin psikologjik të atyre politikave.
Në përgjithësi, njerëzit në rrezik ose njerëzit që janë karantizuar mund të stigmatizohen. Njerëzit gjatë kësaj periudhe mund të ndjehen më të çuditshëm dhe më nervoz.
Edhe pas përfundimit të karantinës shumë persona do të kenë vështirësi psikologjike afatgjata. Disa njerëz do të marrin vetën, por shumica do të kenë nevojë për terapi psikologjike sidomos punëtorët e kujdesit shëndetësor të cilët po përballen me sfida të jashtëzakonshme. /GazetaShneta/