Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH thotë se remdesivir ende s’ka dëshmuar efikasitet, FDA jep aprovim emergjent për klorokinën

Lajme 30/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ende nuk ka aprovim për barin remdesivir për trajtimin e Covid-19, ndërsa agjencia amerikane për barna mbrëmë ka njoftuar se ka dhënë ‘aprovim emergjent’ për përdorimin e dy medikamenteve anti-malarie për trajtimin e koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga korporata ‘Galaad INC’ nga SHBA që ta shqyrtoj mundësinë e ndihmës për furnizim me barin remdesivir dhe e njëjta ka kthyer përgjigje se ky medikament ende nuk ka dëshmuar siguri të mjaftueshme për trajtimin e koronavirusit.

Zëdhënësi i MSH-së Dr. Faik Hoti, ka deklaruar se ekipi shkencor për Covid-19 i korporatës amerikane kanë sqaruar se bari remdesivir është ende në eksperimentim, shkruan Gazeta Shneta.

“Kompania ka sqaruar se sipas ekipit të saj shkencor për Covid-19 ende nuk ka një trajtim të licencuar dhe se remdesivir është bari ende në eksperimentim dhe nuk ka efikasitet ose siguri të dëshmuar për koroanvirus Covid-19”, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka deklaruar se MSH po mban kontakte me donatorë potencial për barin remdesivir dhe favipiravir, por ende nuk ka asgjë konkrete për shkak se këto barna sikurse edhe disa të tjera janë ende në fazën e eksperimentimit.

Ndërkaq Agjencia amerikane për barna dhe ushqime mbrëmë ka njoftuar se ka lëshuar një ‘aprovim emergjent’ për përdorimin e barnave anti-malarie për trajtimin e Covid-19. Barnat hydroxychloroquine and chloroquine janë ende në eksperimentim por FDA ka dhënë një autorizim të limituar për përdorimin e tyre kundër koronavirusit, ka shkruar ‘abcnews’. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfektiva: Gjendja e infermieres është e mirë, pjesa tjetër e stafit rezultuan negativ
Artikulli i rradhës Ushqimet që duhet shmangur kur jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.