Fatkeqësisht, Luca Di Nicola nuk e gjeti dot shërimin kundër koronavirusi.
Para se gjendja t’i përkeqësohej, mjekët i thanë se ai nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar – ai ishte ‘i ri, i fortë dhe se ai nuk kishte pse të shqetësohej’ shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Luca Di Nicola, 19 vjeçari, punoi si kuzhinier në një restorant familjar në Londër, përpara se të kontraktonte Covid-19.
Familja e tij e përshkroi atë si “shumë të shëndetshëm”, megjithëse ai vizitoi mjekun për simptoma e koronavirusit para se të vdiste.

Tezja e Lucës tha: “Për një javë para vdekjes së tij, Luca kishte ethe dhe kollë.Mjeku me qendër në Londër i dha nipit tim disa paracetamol.Por, Luca u përkeqësua në 23 mars.Doktori e vizitoi atë në shtëpi dhe i tha që ishte i ri, i fortë dhe se ai nuk kishte pse të shqetësohej për atë grip të keq.”, tha ajo.
Tani kemi frikë se nëna e Lucas, Clarissa mund të kenë sëmundjen pasi shfaq simptoma të ngjashme të koronavirusit./GazetaShneta/




