Ndërsa koronavirusi përhapet, madje edhe fëmijët shumë të vegjël ka të ngjarë të dëgjojnë ose të shohin diçka në lidhje me sëmundjen.
Kërkimet tregojnë se ka mshumë se një milion lidhje nervore të bëra çdo skond në vitet e para të jetës së një fëmije, transmeton Gazeta Shneta.
Ndonjëherë ata kanë tendencë të jenë shumë egocentrikë kur shohin gjëra ose dëgjojnë gjëra që janë informacione të reja, ata supozojnë se janë menjëherë të rëndësishme për ta.
Të rriturit duhet të ndihmojnë fëmijët të vendosin informacionin në konteskt, thonë ekspertët.
Lajmet
Mbani larg fëmijët tuaj nga lajmet dhe gjërat e tilla që përmendin virusin. Sa më shumë shfaqni që të shohin filma të animuar, lexoni libra së bashku ose luani ndonjë lojë.
Qëndroni të qetë
Mënyra se si të rriturit flasin me fëmijët gjithashtu ka rëndësi. Nëse një fëmijë është në prani të një të rrituri i cili ndjehet shumë i frikësuar, fëmija ka shumë të ngjarë të ndjehet i frikësuar edhe vet.
Prandaj, merrni frymë thellë përpara se të filloni këto biseda.
Mundohuni të rezervoni bisedat e shqetësuara që lidhen me koronavirusin.
Është e rëndësishme të qetësoni frikën e fëmijëve sepse ankthi mund të ndërhyjë në lojën dhe mësimin që ndihmojnë fëmijët të rriten dhe zhvillohen./GazetaShneta/




