Drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së kardiologut invaziv, kolegut të tij, Dr. Sami Gjoka.
Sejdiu e ka vlerësuar lart kontributin e Gjokës në zhvillimin e kardiologjisë invazive, transmeton Gazeta Shneta.
“Me dhembje dhe pikëllim pranova lajmin për ndarja nga jeta të kolegut, mikut dhe bashkëpunëtorit tonë, dr. Sami Gjoka, i cili dha kontribut të shquar për zhvillimin e kardiologjisë invazive në QKUK. Humbëm një mjek të vyer dhe profesional, i cili nuk kurseu asgjë, me qëllim që pacientët të merrnin shërbime profesionale shëndetësore. Ngushëllime familjes dhe miqve! Prehu ne paqe koleg Sami, të qoftëi i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Sejdiu në postimin e tij. /Gazeta Shneta/