Nëse jeni një person me diabet, konsiderohet rreziku më i lartë për të pasur komplikime që lidhen me koronavirusin. Jo vetëm kaq, por nëse kërkohet të qëndroni në shtëpi, mund t’ju duhet të ndërmarrni hapa shtesë të përgatitjes për t’u siguruar që keni furnizike dhe ilaçe.
Si të përgatiteni
Ekzistojnë disa hapa që mund të ndërmerrni për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes, pavarësisht nëse keni diabet ose jo. Siç rekomandohet nga CDC, shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit e sëmurë. Lani shpesh duartë, mos prekni fytyrën tuaj, pastrimi dhe dezinfektimi janë shumë të rëndësishme si dhe kufizimi i ekspozimit ndaj zonave me shumë popullsi dhe turmave të mëdha.
Për dikë me diabet, ka hapa shtesë që duhen ndërmarrë për t’ju ndihmuar të jeni gati për një gjendje të jashtëzakonshme emergjente ose karantine.
Së pari, Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon që të gjitha furnizimet që ju nevojiten për të menaxhuar diabetin tuaj duhet t’i keni në shtëpi.
Çfarë duhet të bëni nëse sëmureni
Nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj COVID-19, telefononi mjekun tuaj. Simptomat e zakonshme janë ethe, kollë dhe gulçim.
Pini lëngje. Nëse nuk mund të pini ujë shumë, përpiquni të pini nga një gëllenjkë çdo 15 minuta për të mos u dehidruar.
Për më tepër, duhet të përpiqeni të kontrolloni më shpesh nivelin e glukozës në gjak kur jeni i sëmurë. /GazetaShneta/