Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ngushëlluar familjen dhe miqtë për ndarjen nga jetë të kardiologut Dr. Sami Gjoka.
“Më pikëlloi vdekja e kardiologut Sami Gjoka, në kulmin e energjive të tij të punës në shërbim të qytetarëve. Dr. Sami Gjoka ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai në ditët më të vështira kishte qëndruar pranë popullit dhe ushtarëve të lirisë. Familjes Gjoka dhe gjithë miqve të tij u shpreh ngushëllime të thella”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij. /Gazeta Shneta/