Eksperti amerikan, imunologu Dr. Anthony Fauci, ka bërë një model bazuar mbi të dhënat e deritanishme mbi situatën me koronavirus në SHBA ku ka parashikuar mbi 100 mijë persona të vdekur nga sëmundja.
Fauci i cili është edhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për situatën me koronavirus, ua ka bërë të qartë qytetarëve amerikanë se modeli i tij është i bazuar mbi të dhëna reale dhe ai mund të ndryshohet, por ka bërë thirrje që të respektohen dhe të zbatohen sa më shumë rekomandimet në mënyrë që të evitohet ky parashikim, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky model mund të evitohet nëse iu përmbahemi dhe zbatojmë sa më shumë rekomandimeve. Por është e papranueshme t’i ngritim duart dhe të themi se kjo gjë nuk ka shanse të ndodhë”, ka deklaruar Fauci.
Ai është pyetur nga gazetarja e CBC-së nëse duhet të rekomandohen qytetarët që të mbajnë maska apo jo. “Maskat duhet t’i mbajnë patjetër stafi mjekësor të cilët po e vënë vetën e tyre në rrezik ku i trajtojnë pacientët me sëmundje. Të dytët që duhet të mbajnë maska janë të sëmurë në mnëyrë që të mos e shpërndajnë sëmundjen”.
“Një gjë që nuk do të rekomandoja është që të përdornin maska ata që nuk kanë nevojë dhe kështu të mbesin pa maska punëtorët shëndetësorë. Në një botë perfektë kur do të kishim furnizime të mjaftueshme, gjë që nuk e kemi, do të ishte mirë të mbanim maska megjithëse edhe sipas studimeve shkencore maskat nuk e ndalin 100 për qind virusin por mund të kontribojnë në preventivë”, ka deklaruar Fauci.
“Jemi në një luftë, megjithëse nuk po kam dëshirë ta përdori luftën si analogji për këtë situatë, por problemi është se nuk kemi përgjigje në të gjitha pyetjet dhe nuk e dimë se si do të zhvillohet tutje”, ka përfunduar ai. /Gazeta Shneta/