Prof. Dr. Salih Ahmeti nga Klinika Infektive në QKUK, ka treguar për Gazetën Shneta informacionet e fundit për gjendjen e pacientëve të prekur nga koronavirusi. Ai ka hënë se dy pacientë janë të intubuar me respiratorë
Ahmeti ka treguar se 47 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në klinikë aktualisht, derisa shtatë prej tyre janë në gjendje më të rënduar.
“47 pacientë të prekur nga koronavirusi janë të shtrirë në klinikë, shtatë prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Tre pacientë janë në gjendje më të vështirësuar, dhe dy prej tyre janë të intubuar me respiratorë”, ka deklaruar Ahmeti.
Infektologu ka thënë se pacientët e intubuar me respiratorë janë një grua e cila ka qenë edhe më herët në intensivën e klinikës, dhe një pacient i lindur në vitin 1961 i cili është pranuar mbrëmë nga Klinika Emergjente në QKUK.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë të prekur me koronavirus 140 persona, ku prej tyre 23 janë shëruar ndëra një ka vdekur. /Gazeta Shneta/