Përhapja e koronavirusit është një nga “përgjigjet e natyrës” ndaj qenieve njerëzore që injorojnë krizën ekologjike, tha Papa Françesku.
“Ne nuk iu përgjigjëm katastrofave të pjesshme. Kush tani flet për zjarret në Australi ose kujton se 18 muaj më parë një anije mund të kalonte Polin e Veriut sepse akullnajat ishin shkrirë të gjitha? Kush flet tani për përmbytjet? “, i tha Papa gazetarit katolik britanik Austen Ivereigh në një intervistë me email të botuar në revistat ‘Tablet’ dhe ‘Commonwealth’ shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Nuk e di nëse këto janë hakmarrja e natyrës, por ato sigurisht që janë përgjigje të natyrës.”
Papa Françesku gjithashtu tha se po shërohet nga bronkiti i tij dhe po lutet edhe më shumë nga vendbanimi i tij në Vatikan gjatë kësaj kohe.
Papa inkurajoi njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.”Kujdesuni për veten tuaj për një të ardhme që do të vijë,” tha Francis./GazetaShneta/