Macet nga familjet e infektuara me koronavirus ose vetë-izoluese duhet të mbahen brenda, si masë paraprake, tha shoqata veterinare britanike.
Por ,macet nuk duhet të detyrohen të qëndrojnë brenda nëse u shkakton stres, shtoi shoqata – shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Gjithashtu, shoqata shtoi se nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund ta kalojnë Covid-19 tek pronarët e tyre
Shoqata paralajmëron se larja e duarve është linja më e mirë e mbrojtjes.
“Si masë paraprake, për pronarët e kafshëve shtëpiake që kanë Covid-19, ose që janë vetë-izolues, ne po ju rekomandojmë që ta mbani mace tuaj brenda asaj kohe, nëse është e mundur,” tha shoqata veterinare britanike./GazetaShneta/