Ministria e Shëndetësisë, e ka futur edhe kryeqytetin e Kosovës në karantinë.
Ky vendim ka ardhur pasi sot në Prishtinë janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus Covid-19, raporton Gazeta Shneta.
Me këtë vendim, ndalohen hyrjet dhe daljet në komunën e Prishtinës.
Ndërsa, banorët të cilët ndodhën jashtë Komunës së Prishtinës kanë mundësi të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në orën 17:00.
Njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë mund ta gjeni më poshtë:
Njoftim
Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!