Stanley Plotkin, ka punuar vaksinat për antraksin, poliomielitin, tërbimin dhe rotavirusin. Në vitet 1960, në Institutin Wistar në Filadelfia, Plotkin shpiku vaksinën kundër rubeolës, e cila vlerësohet për zhdukjen e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara.
Plotkin, një pediatër dhe vaksionolog, po këshillohet nga shumë kompani për zhvillimin e vaksinave për të ndaluar pandeminë Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Rubeola e njohur edhe si fruthi gjerman, rezultoi në sëmundje të butë për të rriturit që kontraktuan atë, por shkaktuan defekte të mëdha të lindjes dhe për fetusin.
Vitet ’60-ta panë një pandemi të rubeolës që përfshiu Shtetet e Bashkuara dhe Evropën dhe la rreth 12.000 foshnje të shurdhëra, të verbëra ose me të dyja dëmtimet.
Si e krahason pandeminë Covid-19 me pandeminë e rubeolës?
Rubeola infektoi të gjitha llojet e njerëzve, por rreziku ishte kryesisht për gratë shtatzëna. Ne kemi koronavirusin aktual dhe ai mund të vrasë njerëz, kështu që të gjithë janë në rrezik.
Natyrisht, distancimi social dhe përçarja ekonomike është dukshëm më e madhe se sa ishte me rubeolën. Sipas tij, është e domosdoshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe të ulet numri i të infektuarve. Nëse shoqëritë nuk vetë-izolohen atëherë 70% deri 80% prej nesh do të infektohen.
Sipas tij, çëllimi është të ulim numrin e personave që infektohen sepse padyshim që janë personat e infektuar që transmetojnë sëmundjen tek njerëzit e tjerë. Nëse ulim numrin e personave që mbajnë virusin, atëherë zvogëlohet shumimi i pandemisë dhe këtë e bën distancimi social.
Plotkin tha se ka shpresë të konsiderueshme për një vaksinë kundër koronavirusit, por njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është diçka si në filmat ku mund të zhvillohet brenda natës që është e sigurt dhe efektive dhe sipas tij duhet rreth një vit para se vaksina të dal në treg. /GazetaShneta/