Një studim i ri tregoi se disa gra që lindën foshnje në javët e fundit ishin prekur nga koroavirusi por nuk shfaqnin simptoma.
NewYork-Presbyterian dhe Columbia University Center ekzaminuan më shumë se 200 gra për sëmundjen pas pranimit ndërmjet 22 marsit dhe 4 prillit, sipas studimit, transmeton Gazeta Shneta.
Në mesin e 33 pacientëve që rezultuan pozitive, 29 prej tyre nuk kishin simptoma.
Një paciente që rezultoi negative për SARS-CoV-2 në pranim u bë simptomatik pas lindjes dhe u testua përsëri 3 ditë pas testimit.
SARS-CoV-2 është sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes që shkakton Covid-19.
Rasti i parë i diagnostifikuar i Covid-19 në një pacient obstetrik ishte në 13 mars 2020, sipas mjekëve në studim.
Studimi, pohojnë mjekët, nënvizon rrezikun e Covid-19 në mesin e pacientëve asimptomatikë obstetikë. Gjithashtu paralajmëron se përhapja e vërtetë e infeksionit mund të raportohet për shkak të rezultateve false-negative të testeve për të zbuluar SARS-CoV-2. /GazetaShneta/