Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga 7 mijë teste, operatori i ka liferuar vetëm 2100 – 2 mijë të tjera pritet të vijnë sot

Lajme 17/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Operatori ekonomik i cili e kishte fituar dy kontrata për furnizim me teste për RT PCR për diagnostikimin e koronavirusit Covid-19, nuk ka arritur të liferojë me kohë të gjitha testet sipas kontratës. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se në ditët e para kompania “Eramed” i kishte liferuar vetëm 600 teste, ndërsa rreth 1 javë më vonë edhe 1500 të tjera. Sipas MSH-së sonte në orët e mbëmjes pritet t’i liferojë edhe 2 mijë sosh

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për furnizim me kite për RT PCR për diagnostikimin e koronavirusit Covid-19 me kompaninë “Eramed” më datën 25 mars 2020. Kontrata parashihte që operatori të furnizonte MSH-në me 29 kite që në reaksione (teste) llogaritet rreth 7500. Gazeta Shneta ka mësuar se kompania kishte liferuar vetëm 600 teste në ditët e para pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa rreth 1 javë më vonë edhe 1500 të tjera.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Shneta. Operatori i kishte thënë MSH-së se pjesën tjetër të testeve do ta liferonte këtë javë por kjo nuk do të ndodhë. Në fakt MSH ka konfirmuar se operatori pritet që sot të liferoj 2 mijë teste.

“Operatori ka deklaruar se sonte në mbrëmje do të liferojë edhe 2 mijë teste të tjera. Poashtu 1 mijë teste pritet të vijnë nga Serbia, ndërkaq sot shpallet kontrata kornizë për furnizim me 10 deri 13 mijë teste. Ndërkaq 1 mijë teste të tjera na kanë ardh nga Turqia më herët”, ka deklaruar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.

Kompania e njëjtë “Eramed” kishte nënshkruar dy kontrata për furnizim me kite edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Të parën në fillim të muajit shkurt e kishte realizuar, ndërsa të dytën ende nuk e ka liferuar komplet.

Në një përgjigje që IKSHPK i ka kthyer Gazetës Shneta para 1 jave, është bërë e ditur se operatori kishte liferuar 1500 teste nga kjo kontratë ndërkaq pritej të bëhej dorëzimi edhe i 1 mijë të tjerave. Këto të fundit IKSHPK ende nuk i ka konfirmuar nëse janë dorëzuar apo jo. IKSHPK poashtu nuk ka kthyer përgjigje edhe në pyetjet se sa teste i ka në stok në dy ditët e fundit.

Numri i testimeve është kushtëzuar nga operatori

Gazeta ka kontaktuar edhe me kompaninë “Eramed” e cila është arsyetuar për vonesën e kiteve me kërkesat e mëdha të tregut ndaj prodhuesit ku furnizohet. “Prodhuesit kanë marr qëndrim që pa marr parasysh se sa një kompani porosit kite do të bëjnë një ndarje proporcionale sipas prodhimit. Operatorët që bartin mallra kanë imponuar mënyrën e transportit dhe nuk pranojnë dërgesa të mëdha me një transport por kërkojnë që të ndahen dhe kjo ka detyruar që të vijnë çdo 2-3 ditë një dërgesë më e vogël”, thuhet në përgjigjen e kompanisë “Eramed”.

Nga kjo kompani poashtu kanë deklaruar se afati prodhimit te kiteve është zgjatur sepse kërkesa është gati 2 herë më a madhe se kapaciteti i prodhimit dhe kjo ka zgjatur edhe kohën e liferimit që ka qenë normalisht 5-10 ditë e tani merr 2-3 javë. Kompania thotë se urdhërblerjet i kanë marr me kohë, por për shkak të ndryshimit të transportit është bërë kërkesë për zgjatje të afatit të liferimit dhe kjo kërkesë i është pranuar nga autoriteti kontraktues.

Operatori ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Instituti Kombëtar që numrin e testimeve ta përshtat sipas dinamikës së furnizimit. “Jemi në dijeni për këtë dhe nga ana jonë nuk mund të ndodh që laboratori të mos ketë kite për testim për sasinë për të cilën jemi të kontraktuar. Nëse IKSHPK do ta rrit numrin e testimeve në bazë ditore duhet të ketë parasysh mënyrën e furnizimit dhe t’i përshtatet kësaj dinamike, dhe për këtë e kemi informuar MSH”, thuhet në përgjigjen e operatorit “Eramed”.

MSH zotohet se do të marr masa

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pret nga operatori ekonomik që të bëj liferimin brenda afateve, në të kundërtën do të marr masa sipas Ligjit të Prokurimit Publik.

“Çdo vonesë nuk i bën mirë procesit të menaxhimit të situatës epidemiologjike me Covid-19, por Msh pret që operatori t’i liferojë testet sipas  deklarimeve të afateve që i ka bërë. Ne Ligjin per Prokurimin Publik, janë të përcaktuara edhe gjobat për subjektet apo operatorët ekonomik në rast se nuk i përmbahen kontratës dhe afatave të liferimit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Gazeta ka pyetur MSH-në nëse vendi nga ku furnizohet operatori me kite e ka ndaluar eksportin e kiteve, por një gjë e tillë është mohuar nga MSH dhe nga vet operatori.

“Shtetet kane politika te ndryshme për sa u përket eksportit të testeve për Covid-19, por është evidente qe kërkesat janë të mëdha ne tregun ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

“Nuk ka ndalesë në asnjë shtet në botë për teste të tilla dhe nuk mund të ketë sepse nuk janë këto produkte për përdorim të gjerë siç janë maskat, dorezat”, thuhet në përgjigjen e kompanisë “Eramed”.

Kjo kompani i ka fituar dy kontratat me procedurë të negociuar nga MSH dhe IKSHPK. Në kontratën me MSH-në çmimet që ka kontraktuar janë 850 euro për 1 kit me 150 reaksione, ndërkaq për kitet tjera me 500 rekasione me çmime 4,400 euro për njësi. Ndërkaq në kontratën me IKSHPK-në çmimi për një kit me 150 reaksione për RT PCR është 840 euro.

Nga data 8 shkurt deri më sot IKSHPK ka testuar 3.915, nga të cilat 449 kanë rezultuar pozitive me 12 rastet të vdekjes. /Gazeta Shneta/

Kontrata me IKSHPK
Kontrata me MSH-në
Artikulli paraprakLindja në kohë koronavirusi, këshilla nga Dr. Dërgut Aliu
Artikulli i rradhës Pacientët me Covid-19, u shëruan më shpejtë pasi morën ilaçin eksperimental Remdesivir

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.