Në përpjekje për të mbrojtur popullsinë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një listë të personave me rrezik më të madh për shkak të kushteve ekzistuese shëndetësore.
Ajo që ilustron udhëzimi i CDC është që, derisa shkencëtarët të dinë më shumë rreth Covid-19, njerëzit që janë më të moshuar ose kanë kushte para-ekzistuese duhet të marrin masa paraprake shtesë për të mbajtur veten të sigurt gjatë pandemisë shkruan verywellhealth, transmeton GazetaShneta.
Të rriturit 65 e sipër
Sipas CDC, tetë nga çdo 10 vdekje në ShBA nga COVID-19 kanë qenë të moshës 65 vjeçare.
Ekzistojnë disa arsye për këtë, disa prej të cilave janë të ndërlidhura:
-Humbja e funksionit imunitar,
-Inflamacioni,
-Komplikimet
Sëmundja e zemrës
Tek njerëzit me sëmundje kardiovaskulare para-ekzistuese, stresi i shtuar në zemër jo vetëm që rrit ashpërsinë e presionit të lartë të gjakut, por edhe mundësinë e një sulmi në zemër ose goditje në tru.
Sipas një studimi në Mars 2020 në JAMA Cardiology që përfshin 187 persona të shtruar në spital për COVID-19, gati 28% përjetuan Covid-19, përfshirë edhe sulmin në zemër, ndërsa ishin në spital.
Diabeti
Sipas një studimi të Marsit 2020, botuar në JAMA që përfshin 72,314 persona me COVID-19 në Wuhan, Kinë, diabeti ishte i shoqëruar me jo më pak se një rritje trefish në rrezikun e vdekjes në krahasim me njerëzit pa diabet.
Gjithashtu, personat qe vuajn nga çrregullimet neurologjike, mbipesha,sëmundja kronike e veshkave,sëmundja e mëlçisë dhe sëmundja kronike e mushkërive duhet të marrin masa paraprake shtesë për të mbajtur veten të sigurt gjatë pandemisë./GazetaShneta/