Një lajm i mirë nga Zelanda e Re është bërë e ditur sot nga kryeministrja Jacinda Ardern.
Zelanda e Re, duket se ka ndaluar përhapjen e Covid-19 duke aplikuar masat kufizuese shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Në konferencën e përditshme të qeverisë, zonja Ardern deklaroi rihapjen e disa prej aktiviteteve thelbësore: “Ne po hapim ekonominë, por ne nuk po hapim jetën shoqërore të njerëzve, duhet të jemi të kujdesshëm.”
Deri më tani, Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1,500 raste të konfirmuara ose të mundshme të koronavirusit dhe 19 vdekjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit të Zelandës së Re, Ashley Bloomfield tha se numri i ulët i rasteve të reja ditëve të fundit “na jep besim se ne kemi arritur qëllimin tonë të eliminimit”./GazetaShneta/