Infektologu Dr. Valbon Krasniqi është një prej emrave të përfolur për ardhjen në krye të Ministrisë së Shëndetësisë pas formimit të Qeverisë së re LDK/AAK/NISMA.
Sipas raportimeve ministrat tjerë që pritet të vijnë nga LDK janë: Vlora Dumoshi do të vazhdojë të udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Agim Veliu do të vazhdojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Sipas T7, Lumir Abdixhiku do të kalojë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve. Lutfi Zharku do të zë vendin e Abdixhikut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit. Hykmete Bajrami do të emërohet zëvendëskryeministre. Armend Zemaj do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.