Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është rreth 35% më i lartë, sipas të dhënave të reja nga Zyra e Statistikave Kombëtare, që do të thotë se totali i vërtetë i sotëm mund të jetë më afër 38,500.
Numri i vdekjeve nga koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është më i larti në Evropë dhe i dyti në botë, sipas shifrave të reja shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Të dhënat e reja tregojnë se 29,710 njerëz kishin vdekur nga Covid-19 në Angli dhe Uells që nga 24 prill, që do të thotë se totali i Mbretërisë së Bashkuar ishte më i lartë se numri i tanishëm i Italisë prej 29,079 gati dy javë më parë.
Do të thotë që numri i vërtetë i Mbretërisë së Bashkuar është rreth 35%, më i lartë se sa është raportuar më parë dhe mund të jetë më afër 38.500 që nga e marta./GazetaShneta/