Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tolaj: Institutit nuk i bie ndërmend për studime, janë të vetëkënaqur me punën minimaliste

Lajme 07/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infektologu Prof. Ilir Tolaj në një artikull të publikuar në media për situatën me koronavirus në Kosovë, ka kritikuar ashpër Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik i cili udhëhiqet nga Prof. Naser Ramadani, për mungesën e studimeve shkencore lidhur me Covid-19.

Tolaj ka shkruar se në Slloveni deri tash janë bërë rreth 60 000 testime ndërsa janë identifikuar gjithësej 1448 raste me Covid 19. Në Kosovë sipas tij janë bërë rreth 5000 testime dhe janë identifikuar 856 raste me Covid 19.

“Në bazë të këtij numri të kufizuar të testimeve që i ka bërë Instituti i shëndetit publik, zor që mund të bëjë kush ndonjë parashikim për numrin e vërtetë të atyre që janë infektuar apo e kanë kaluar sëmundjen pa e ditur fare në Kosovë. Për ndonjë studim të ngjashëm si ai në Slloveni as që i bie ndër mend ndokujtë në Institutin e shëndetit publik të Kosovës. Ata, si gjithëherë, janë të vetëknaqur me punën minimaliste që bëjnë”, ka shkruar Tolaj në artikullin e tij.

Lexoni artikullin e plotë:

DUHET INFEKTUAR EDHE 20 HERË MË SHUMË NJERËZ QË EPIDEMIA TË KALOJË

Në Kosovë 4 – 7% e popullatës janë prekur me Covid 19. Duhet infektuar edhe 20 herë më shumë njerëz që epidemia të kalojë. Vala e dytë e epidemisë e pashmangshme

Në Slloveni posa kanë dalur rezultatet e para në një studimi për shtrirjen e Covid 19 në nivel vendi, studim ky ndër më të parët e këtij lloji në botë. Studimi ka treguar se në këtë vend, që për nga numri i banorëve është përafërisht sa Kosova, me koronavirusin SARS Cov 2, shkakatarin e Covid 19, është infektuar çdo i 30-ti banorë i Sllovenisë, gjegjësisht se numri atyre që e kanë kaluar  infeksionin pa e ditur këtë as vet, është 45 herë më lartë sesa qëështë numri i rasteve të konfirmuara me Covid 19.

Ky studim ka treguar se shkalla e infektueshmërisë së popullatës sllovene është nga 2 – 4 %, dmth vetëm kjo përqindje e vogël e popullatës e kanëkaluar sëmundjen, shumica prej tyre pa e ditur fare. Këta tashmë kanë krijuar imunitet të caktuar kundër sëmundjes, për të cilin shkenca mjekësore ende nuk është në gjendje për të përcaktuar sesa është i qëndrueshëm dhe afatgjatë. Por padyshim, nëse një nga këta përsona infektohen në të ardhmen nga ky virus, do ta kalojë infeksioni/sëmundjen më lehtë se herën e parë.

Këto të dhëna flasin se epidemia nuk ka kaluar ende. Edhe ekspertët mjekësor slloven, atje ku edhe unë e kam kryer shkollimin specialistik për sëmundjet infektive, e pranojnë se kjo përqindje e ultë e atyre që e kanë kaluar sëmundjen  nuk mjafton që të ndalet përhapja emëtejme e virusit. Pas valës së parë do të ketë edhe valë të dytë të epidemisë, e mesiguri edhe të tjera pas të dytës. Me shpresë që secila nga valët të jetë më e lehtë se e para. Kështu do të vazhdojë derisa të infektohen rreth 80% e popullatës së një vendi, duke krijuar shkallë të mjaftueshme të imunitetit kolektiv që do t’ia pamundësojë virusit përhapjen e mëtejme dhe vetëvetiu do të rezultojë më shkatërrimin e plotë të tij. Ose, kështu do të vazhdojë derisa të zbulohet vaksina, e që askush nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë kjo. Opcioni i fundit, të cilin e kam përmendur që në shkrimin e parë për Covid 19, që virusi ta “ngulfasë” vehten apo ta ndryshojë virulencën satë bëhet i padëmshëm, siç po shihet nuk po ndodhë.

Në Slloveni deri tash janë bërë rreth 60 000 testime ndërsa janë identifikuar gjithësej 1448 raste me Covid 19.Në Kosovë janë bërë rreth 5000 testime dhe janë identifikuar 856 raste me Covid 19. Në bazë të këtij numri të kufizuar të testimeve që i ka bërë Instituti i shëndetit public, zor që mund të bëjë kush ndonjë parashikim për numrin e vërtetë të atyre që janë infektuar apo e kanë kaluar sëmundjen pa e ditur fare në Kosovë. Për ndonjë studim të ngjashëm si ai në Slloveni as që i bie ndër mend ndokujtë nëInstitutin e shëndetit public të Kosovës. Ata, si gjithëherë, janë të vetëknaqur me punën minimaliste që bëjnë.

Duke bërë analogji me të dhënat nga Sllovenia, në Kosovë tashmëdo të jenë infektuar rreth 60 000 persona me virusin shkaktar të Covid 19.  Nëse merren parasyshë edhe disa faktorë të tjerë të mundshëm që po zbulohen në vendet e Europës, se infeksioni ka qenë prezent në vendet e tyre edhe ndoshta javë e muaj para se Covid 19 të bëhet i njohur për qarqet mjekësore, atëherë ky numër mund të shkojë në  80 000 – 100 000 të infektuar. Kështu, po flasim për një shkallë të infeksionit prej rreth 4 – 7% në nivel të Kosovës. E përkthyer në gjuhë më të kuptueshme, në Kosovë, jo më shumë se 4 – 7% tëpopullatës e kanë kaluar sëmundjen dhe tashmë janë imun nga sëmundja Covid 19. Studimi shumë i përfolur gjerman për epiqendrën e infeksionit në Gjermani, Heinsberg, qytezë kjo prej 250 000 banore, ka treguar se rreth 14% e popullatës së kësaj qyteze është infektuar me Covid 19, pavarësisht se në atë kohënuk ka pasur asnjënjohuri e rrjedhimisht as masa parandaluese për infeksionin Covid 19.

Të dhënat nga studimet e përmendura këtu dhe parashikimet e thjeshtapër Kosovën flasin se duhet të infektohen edhe 15 – 20 herë më shumë njerëz tek ne, ashtu qëpopullata më tej të jetë e mbrojtur nga Covid 19. Vetëm kështu mund të krijohet imuniteti kolektiv i popullatës së Kosovës  që mjafton për ta mundur epidemine/pandeminë Covid 19. Derisa të zbulohet vaksina.

Këto të dhëna flasin gjithashtu për faktin se edhe tek ne mund  dhe do të ketë valë të dytë dhe valë të tjera me të sëmurësh me Covid 19. Por do të jetë më lehtë, sigurisht. Mjekët dhe personeli ndihmës tashmë kanë krijuar eksperiencën e duhur për këtë sëmundje, barna me veprim antiviral janë në horizont, kurse popullata është gjithashtu më e informuar për situatën dhe masat themelore që ndihmojnë në parandalimine infeksionit. Larjen e duarve dhe përgjegjia individuale per vehten dhe të tjerët. Pa masa të rrepta restriktive  nga autoritetet që në fakt e zgjasin agoninë Covid 19 në pafundësi.

Artikulli paraprakInstituti thirrje qytetarëve: Mbani distancën dhe maskat, mos i rrezikoni familjarët tuaj
Artikulli i rradhës Mjekët britanikë sigurojnë vetë pajisjet mbrojtëse, qeveria refuzon ndihmat mjekësore nga Turqia

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.