Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjilani, paraprin me raste të fundit të COVID-19 në vend

Lajme 10/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Publik i Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar mbi rezultatet e fundit të mostrave të realizuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR.

Nga 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren janë identifikuar plus katërmbëdhjetë (14) raste të reja me Covid-19 në Kosovë transmeton Gazeta Shneta.

Ndër të tjera, është parë se nëntë (9) nga katërmbëdhjetë (14)  rastet e fundit janë të lokalizuara në komunën e Gjilanit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm)” njofton IKSHPK në njoftimin e fundit.

Vlen të theksohet se numri total i personave të infektuar me Covid-19 në vend është shkuar në gjithësej 884.

IKSHPK-ja, vazhdon të replikon për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve sepse virusi ende është në mesin tonë.

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

KATËRMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR!

Sot më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 14 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

Sot më 10 maj 2020, janë shëruar edhe 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 655 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.934 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 884 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.156.014 raste të COVID-19 dhe 282.794 raste të vdekjes.

Të nderuar qytetarë!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Artikulli paraprakLajm i keq: 14 të infektuar me COVID 19, dy të shëruar
Artikulli i rradhës Epidemia vdekjeprurëse e poliomielitit, pse ka rëndësi për krahasim me koronavirusin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.