Bebi Zara nga Kalifornia u diagnostikua me sëmundjen Kawasaki, një gjendje që shkakton inflamacion të enëve të gjakut dhe mund të çoj në dëmtim të zemrës.
Mjekët në spitalin e fëmijëve Lucile Packard në Palo Alto thonë se Zara është rasti i parë i regjistruar me COVID-19 dhe sëmundjen e Kawasaki shkruan DailyMail, transemton GazetaShneta.
Sipas një raporti të rastit, Zara u soll në kujdesin urgjent pediatrik me simptoma përfshirë ethe, marramendje dhe refuzim për të ngrënë ushqim.
Pas kësaj, trupi i Zarës u kthye me një skuqje përfshirë skuqje në të bardhët e syve, duar, këmbë të fryera, të cilat janë simptoma klasike të sëmundjes Kawasaki.
Sëmundja Kawasaki (KD) është një gjendje që shkakton inflamacion në muret e enëve të gjakut dhe prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeçare.
Inflamacioni mund të dobësoj ose dëmtoj arteriet koronare, të cilat furnizojnë zemrën me gjak.
Kjo mund të çoj në aneurizma, sulme në zemër.Kjo është arsyeja pse sëmundja Kawasaki njihet si një nga shkaqet kryesore të sëmundjes së zemrës tek fëmijët, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës./GazetaShneta/