Në klinikën Infektive, sot me 14.05.2020, janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.
Dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe janë në trajtim intensivë, shkruan Gazeta Shneta, njofton Klinika Infektive.
Raporti i plotë:
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.