Studiuesit po i vënë në provë receptorët e aromave të qenit si shtesë ndihmëse për zbulimin e koronavirusit.
Një program i ri në Shkollën e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvania (Penn Vet) po testojnë shqisën e nuhatjes së qenit për diagnostifikimin e koronavirusit tek njerëzit shkruan LiveScience.
Studiuesit janë duke punuar për të parë nëse tipi superiore ‘sniffers” të qenëve mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të COVID-19 te njerëzit përcjell Gazeta Shneta.
Qentë mund të zhvillojnë nuhatjen e COVID-19 dhe mund të identifikojnë infeksionin tek njerëzit që janë asimptomatikë, thanë përfaqësuesit e Penn Vet në një deklaratë.
Sëmundjet e frymëmarrjes dihet se ndryshojnë erën e trupit, sipas studiuesve, të cilët shpresojnë se qentë mund të zbulojnë virusin pasi ata kanë qenë në gjendje të bëjnë dhe me malarinë.
Poashtu, raportet e qenve që zbulojnë kancerin janë dokumentuar që nga vitet 1980, raportoi më parë Live Science.
Është thënë tek hulumtimet kanceroze, se hundët e ndjeshme të qenve mund të kenë deri në 300 milion detektorë aromash dhe në bazë të kësaj vërejnë praninë e qelizave kancerogjene mes atyre të shëndetshme.
Por, në anën tjetër shumica e qenve trajnohen në rreth gjashtë muaj për të identifikuar erën e një kanceri specifiK.
E njëjta aftësi mund t’iu mundësonte qenve të identifikojnë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Qentë e trajnuar mund të jenë të gatshëm të fillojnë të nuhasin COVID-19 te njerëzit deri në korrik, sipas deklaratës së Penn Vet. /Gazeta Shneta/