Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të hospitalizuar 10 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste, ndërsa një pacient është në monitorim dhe pritje të rezultatit.
Klinika ka njoftuar se pesë raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/