Mijëra mjekë e infermierë në SHBA janë kujdesur për pacientë të infektuar me COVID-19.
Por, rreth 62,344 profesionistë shëndetësor janë infektuar dhe 291 kanë vdekur shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
(Të dhënat të konfirmuara nga CDC’ja)
Herën e fundit që CDC’ja raportoi numrin e rasteve të punonjësve të kujdesit shëndetësor ishte më 15 prill. Në atë kohë, numri i punëtorëve të infektuar të kujdesit shëndetësor ishte 9,282 – një pjesë e asaj që është tani.
Punëtorët e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin gjithashtu janë ankuar prej muajsh që nuk kanë qasje të mjaftueshme në pajisjet mbrojtëse./GazetaShneta/