Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH rekomandoi pezullimin e hidroksiklorokinës, Ahmeti: Nuk kemi pasoja tek pacientët

Lajme 28/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar suspendimin e përdorimit të hidroksiklorokinës për shkak të efekteve anësore në çrregullimin e ritmit të zemrës tek disa pacientë. Deri më tani janë tre vende evropiane që kanë respektuar këtë rekomandim, Franca, Italia dhe Belgjika.

Profesori Salih Ahmeti në Klinikën Infektive ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar këtë rekomandim të OBSH-së, të cilin e ka quajtur të vonuar pasi tashmë jemi në përfundim të pandemisë, shkruan Gazeta Shneta.

Ahmeti ka thënë se hirdroksiklorokina është një bar jo i ri, i cili është përdorur me vite me radhë dhe përdoret edhe tash jo vetëm te Covidi por edhe të sëmundjet tjera.

“Te Covidi ne e japim shumë shkurt, për 1 javë ose 10 ditë. Ndërsa tek sëmundje tjera te artriti reumatik etj. përdoret me muaj të tërë pa efekte anësore. Ne i mirëpresim sugjerimet e OBSH-së edhe pse të vonuara, ne ashtu kështu jemi në përfundim të epidemisë dhe ne e kemi dhënë këtë bari sikurse e kanë dhënë shumica e vendeve të botës, pasi ka qenë i aprovuar edhe nga FDA”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se efektet anësore të këtij medikamenti, sikurse edhe barnave tjera, janë përcjellë dhe monitoruar vazhdimisht edhe nga ekipet tjera mjekësore.

“Natyrisht se kemi pas konsiderata për efektet e mundshme anësore dhe ato i kemi monitoruar në mënyrë permantente dhe nuk kemi lejuar që të vijnë në shprehje sepse kemi bërë monitorim të tillë në mënyrë ekipore me përkujdesje edhe të kardiologëve. Secili bar, qoftë edhe vitamina C, kanë efekte anësore dhe prandaj janë ekipet mjekësore për t’i eliminuar ato dhe bari të jepet në mënyrë indikativë”.

Infektologu ka treguar se aktualisht janë tre pacientë të cilët janë në përfundim të trajtimit me këtë medikament. “I kemi tre pacientë të cilët veçse e kanë përfunduar tretmanin me klorokinë dhe fatbardhësisht rastet tona të cilat kanë qenë të monitoruara shumë mirë, nuk kemi pas efekte anësore. Ne do të veprojmë sikurse vendet tjera të botës, e kemi zyrën e OBSH-së këtu dhe do të veprojmë në harmoni me gjetjet aktuale”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka konfirmuar se shumica e pacientëve, të gjitha rastet indikative që kanë pas nevojë janë trajtuar me këtë medikament dhe mund të them se nuk kemi pas efekte anësore.

Kujtojmë se në Kosovë janë prekur nga koronavirusi 1048 pacientë, prej të cilëve 801 janë shëruar ndërsa të paktën 30 kanë ndërruar jetë, shumcia prej të cilëve në Klinikën Infektive. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMungesa e acidit folik gjatë shtatzënisë hap rrugët për këto rreziqe
Artikulli i rradhës Java 35-të e shtatzënisë suaj, ndryshimet zhvilluese tek nëna dhe foshnja

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.