Acidi folik dhe folati ndihmojnë trupin të zhvillojnë qelizat e kuqe të gjakut.
Qelizat e kuqe të gjakut bartin oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit tuaj shkruan womenshealth.gov, transmeton GazetaShneta.
Nëse trupi juaj nuk zhvillon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, mund të zhvilloni anemi. Anemia ndodh kur gjaku juaj nuk mund të bart mjaftueshëm oksigjen në trupin tuaj, gjë që ju bën të zbehtë, të lodhur ose të dobët.
Po ashtu, nëse nuk merrni mjaftueshëm acid folik, mund të zhvilloni një lloj anemie të quajtur anemi me mungesë folati.
Nëse nuk merrni mjaftueshëm acid folik para dhe gjatë shtatzënisë, foshnja juaj rrezikohet më shumë nga defektet e tubit nervor.Defektet e tubit nervor janë defekte serioze të lindjes që ndikojnë në shpinë, palcën kurrizore ose trurin e foshnjes./GazetaShneta/