Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet se po përdoret alkool i llojit etanol i cili përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike, në vend të alkoolit medicinal.
Mjekë dhe infermierë janë ankuar në adresë të Gazetës Shneta pas furnizimit me një lloj alkooli i cili mban aromën e etanolit. Ky i fundit është lloj i alkoolit i cili përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga QKUK për përdorimin e këtij alkooli dhe përgjigjja e vetme ishte se ky produkt ka ardhur si donacion nga depoja e Ministrisë së Shëndetësisë. QKUK nuk ka treguar se nga kush ka ardhur donacioni, por Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime se donacioni është dhuruar nga një kompani vendore e cila prodhon pijë alkoolike.
QKUK nuk ka dhënë sqarime po ashtu nëse lejohet përdorimi i këtij alkooli, dhe nëse mund të shkaktoj pasoja tek pacientët apo stafi mjekësor.
Isopropyl alkool (IPA) është lloji i alkoolit i cili përdoret për pastrim dhe eliminim të bakterve në spitale. /Gazeta Shneta/