Është ardhur njoftimi i fundit nga Klinika Infektive e QKUK-së ku thuhet se ka vdekur një pacient nga Vushtrria me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Klinika Infektive-QKUK Prishtinë,
6 qershor 2020 Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria. Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.