Shqipëria shënon 48 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve.
Mbi 70 % e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë të shëruar njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa 48 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit raporton Top Channel, transmeton GazetaShneta.
Por, ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Aktualisht 389 persona janë aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Ndërkohë që ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.
Vendet me raste aktive janë:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1