Klinika Infektive ka bërë të ditur se rreth 100 raste janë të shtrirë në këtë klinikë
Prej tyre, 85 raste janë me COVID-19 dhe 42 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan GazetaShneta.
Gjithashtu, sot do të lirohen 8 raste të shëruara me COVID-19 dhe 2 raste ende pozitive, por që janë në gjendje stabile.
Postimi i plotë:
Në raportin e datës 24.06.2020 të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.
42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.
Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile.
Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.
Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv
që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.