Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 216 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit nga IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, një person i infektuar me coronavirus ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Shneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.
Përvec konfirmimit të rasteve të fundit, kemi dhe 40 pacientë të shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2898480256946626