Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, Dr Francis Collins, tregoi se është optimist se brenda dy apo tre muajve, vaksina kundër COVID-19 do të jetë gati.
“Ka shumë progres në zhvillim e sipër,” tha Collins për CNN të premten, transmeton GazetaShneta. Ai shtoi se janë në dispozicion dy ilaçe – remdesivir dhe dexamethasone.
“Ne kemi dy ilaçe të provuara – remdesivir dhe dexamethasone, të dyja të testuara në mënyrë të detajuar.”
Po, kur është një vaksinë gati? – Collins, gjithashtu është optimist për zhvillimin e një vaksine të suksesshme deri në fund të vitit.
“Testimi i parë do të filloj më 27 Korrik në të gjithë pjesën jugore të vendit ku virusi po përhapet”, tha ai.
Collins tha se nëse një nga provat është e suksesshme, atëherë do të ketë dhjetëra milionë doza të gatshme deri në fund të vitit 2020./GazetaShneta/