Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OMK dhe FSSHK shprehin ngushëllime për vdekjen e mjekëve Rexhepi dhe Tolaj

Lajme 24/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e dy mjekëve Prof. Sylejman Rexhepi dhe Dr. Ali Tolaj.

OMK ka publikuar një pjesë të biografisë së mjekëve ku thuhet se Tolaj ishte në krye të detyrës gjatë gjithë pandemisë, ndërsa reumatologu Rexhepi ishte doktor shkence dhe profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë, transmeton Gazeta Shneta.

Në anën tjetër FSSHK ka vlerësuar lartë kontributin e dy mjekëve, duke thënë se do të mbesin të pavdekshëm për rolin e tyre.

OMK: Humbin betejën me koronavirusin edhe dy mjekë

Ndahen nga jeta mjekët Dr. Ali Tolaj dhe Dr.Sylejman Rexhepi

Dr. Ali Tolaj ishte kirurg i përgjithshëm, i cili që nga viti 1988 ishte pjesë e Spitalit të përgjithshm të Gjakovës, Dr.Tolaj që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Dr.Sylejman Rexhepi Mjek internist, reumatolog, doktor i shkencave dhe profesor asoc. Diplomoi në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1979. Gjatë periudhës 1987-89 ishte bartës i projektit shkencor mbi ethet reumatike në Kosovë dhe ka marr pjesë në organizimin e 6 simpoziumeve për këtë problematikë. Në vitin 2000 zgjidhet zëvendës shef, ndërsa më 2001 shef i katedrës së Mjekësisë Interne.

Në nëntor 2002 qëndroi në Universitetin e Ependorf Hamburgut me qëllim të përkrahjes së procesit reformues të arsimit të lartë. Më 2003 organizoi takimin profesional reumatologjik me pjesëmarrje ndërkombëtare. Gjatë periudhës 2002-2003 udhëhoqi studimet pasdiplomike për reumatologji me rehabilitim fizikal. Është anëtar i komisionit recensues në dy libra universitar. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume dhe ka publikuar disa punime shkencore si autor dhe koautor.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tyre.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr për humbjen e betejës me COVID-19 të dy kolegëve të nderuar e shumë të respektuar Dr. Sylejman Rexhepi-reumatolog  në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK si dhe  Dr. Ali Tolaj-Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, shpreh  ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tyre, kolegët dhe institucionet shëndetësor ku kanë vepruar dhe punuar të ndjerët. Puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,që së fundmi kulmoi edhe në Pandeminë COVID-19 ka mobilizuar mjekët dhe infermierët që si kur më pare të jenë në nivel të detyrës dhe shërbimit ndaj pacientëve, e që, fatkeqësisht po merr edhe jetë. Mjekët i humbëm, për ne mbesin të pavdekshëm. Beteja jonë vazhdon.

 

Artikulli paraprakNë spitalet e Kosovës po trajtohen 563 pacientë për Covid-19, 20 prej tyre në respiratorë
Artikulli i rradhës Për mbrojtje efikase ndaj coronavirus, ja çfarë duhet të dini në lidhje me maskat e fytyrës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.